Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka tha se mazhoranca është duke kryer veprime antiligjore në kuadër të fushatës së 25 Prillit. Gjatë një interviste në News 24, Paloka i cili drejton qarkun e Durrësit në këto zgjedhje, u shpreh se ka prova dhe video kundër përfaqësuesve të mazhorancës dhe me këto materiale do të drejtohet në SPAK.
“Fushata po shkon mirë, ka probleme që lidhen me veprime antiligjore dhe kushtetuese që kanë nisur nga maxhoranca. Po grumbullojmë prova dhe të gjitha do t’i denoncojmë në SPAK. P.sh. janë marrë në punë njerëz me kontrata 2 mujore ndërkohë që kodi e ndalon. Këta persona nuk figurojnë as tek sigurimet shoqërore. Kur vjen ora policore fillojnë dhe dalin këta të rilindjes nëpër shtëpi, për të kapur vota. E kam edhe me fakte me video atë Çelën e Durrësit”,- tha Paloka.
Megjithatë sipas Palokës pjesa më e madhe e qytetarëve kanë mllef ndaj qeverisë dhe zgjidhjen e prolemeve të tyre e ofron opozita.
“Për ne ka një frymë që është në favor të opozitës. Duhet të jemi të sinqetë që pjesën më të madhe e zë urrejtja dhe mllefi ndaj kësaj qeverie. Shumica e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, neve duhet t’ju ofrojmë zgjidhje të problemeve të tyre”,- tha Paloka.
Diskutime rreth kësaj post