“Përpjekja për të vënë shenjë barazie mes rastit të Prengës dhe Strazimirit, është një lojë e stisur dhe tentativë e dështuar”. Kështu është shprehur kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Edi Paloka, gjatë një interviste dhënë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt, në Vizion Plus. Nënkryetari i demokratëve, theksoi gjithashtu se edhe ai vetë është njoftuar vetëm pas rastit të Strazimirit për dorëzimin e armës me leje që mban, duke shtuar se janë edhe 182 zyrtarë të tjerë, kryesisht të maxhorancës, që nuk e kanë dorëzuar armën. Për Edi Palokën, e gjitha është një lojë e neveritshme, pasi me ndryshimin e ligjit, i takonte Ministrisë së Brendshme të njoftonte.
Sipas tij, nuk mund të ketë analogji mes një deputeti që qëllon me armë dhe plagos e vret, me një deputet që ende nuk dihet nëse kishte armë në brez, por që edhe nëse ka patur, nuk e nxorri kurrë në publik. Lidhur me një hetim e ndoshta burgim të Strazimirit, Paloka tha se kjo është një ëndërr perverse e Edi Ramës, pasi ai do ta shohë të gjithë opozitën në burg. Për kreun e deputetëve demokratë, Byroja Kombëtare e Hetimit mund të votohet që nesër, por maxhoranca nuk do, pasi nuk pati mundësi që ta vinte nën drejtimin e Kryeministrit apo Ministrit të Brendshëm.
Megjithatë Paloka u shpreh që nëse Kuvendi voton kalimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të deputetëve Leskaj dhe Suli, si edhe vijohet znatimi i kriminalizimit, opozita do t’i rikthehet normalitetit institucional. Përsa i përket mardhënieve personale mes tij dhe kryeministrit, Paloka tha se ka Ramën ka njohje të vjetra dhe se kreu i PS është njeriu më vulgar nga goja, që ka njohur. Por sipas Palokës, asnjëherë ai nuk do t’ia lërë mangut përgjigjen. Nënkryetari i demokratëve vuri në dukje se nuk do të ketë në asnjë rast aleancë me Ilir Metën, duke theksuar se pavarësisht se Meta e vë Ramën gjithnjë në vështirësi, ata bashkë i miratojnë ligjet korruptive.
Diskutime rreth kësaj post