Deputeti demokrat, anëtar i “Rithemelimit” i ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc, me gazetarët Ornela Gaçe dhe Erion Kristo pranoi se opozita nuk është mjaftueshëm e bashkuar për të mundur regjimin, por ajo që ndodhi pas 9 shtatorit është më tepër pozitive se sa negative.
Edi Paloka: Nuk mund të themi që opozita është e bashkuar ashtu siç duhet të jetë për të përmbysur këtë regjim, për këtë jemi koshientë. Më e mira është që të bashkohemi. Kemi një qëllim të gjithë, jo thjesht partitë opozitare apo këto që ishin në koalicionin e 25 prilli, por të gjithë ata që mendojnë qofshin parti politike, shoqata, individë, qytetarë të thjeshtë që mendojnë se ky regjim duhet të përmbyset, duhet të bashkohen me opozitën. Lojërat nuk më pëlqen ky apo ai janë në shërbim të Ramës. Ajo që ndodhi me PD-në pas 9 shtatorit është më tepër pozitive se sa negative. Pas 25 prillit ne ishim si në kënetë. Ajo që ndodhi me Berishën, lëvizim e tundi PD dhe angazhoi një pjesë të madhe të militantëve dhe anëtarëve që deri në atë moment ishin në gjumë.
Juristi Leonard Karaj nuk mendon në të njëjtën linjë me Palokën. Sipas tij, ndarja e opozitës në 3 grupime nuk tregon përparim pozitiv.
Leonard Karaj: Fakt është se sot Grupi Parlamentar i PD është ndarë minimalisht në 3 fraksione. Disa që pretendojnë se janë Rithemelimi, disa që duan të mbajnë ende bashizmin në PD dhe disa të tjerë që tentojnë të bëjnë pazaret e afërta. Si mund të flasim për një bashkim të opozitës kur jemi në një kaos total?
Në Gjykimin e Palokës, ndarja shihet vetëm brenda Grupit Parlamentar, pasi sipas tij, baza është e bashkuar.
Edi Paloka: Kjo ndarje është vetëm në pjesën e Grupit Parlamentar. Në bazë është në përmasa të papërfillshme. Në Grupin Parlamentar kemi të bëjmë me interesa të ngushta dhe jo me parime sepse të paktën pas 6 marsit, kur u bë e qartë se kush e përfaqësonte PD-në dhe ata që kishin dyshime për atë që ndodhi më 11 dhjetor, të gjitha këto dyshime ranë.
Diskutime rreth kësaj post