Pas paralajmërimeve nga ana e mazhorancës socialiste se do të ndryshojë ligji për betimin tek Presidenti, ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka. Përmes një postimi në facebook, Paloka thotë se ndryshimi që duan shqiptarët është largimi i kryeministrit Edi Rama.
“Ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën, do të kthehen në makth dhe do ti rezervojnë atij fatin e çdo diktatori në Europë”.
Postimi i plotë
I vetmi ndryshim qe kerkojne dhe presin Shqiptaret eshte largimi i Rames. “Rama Ik” eshte britma qe ushton kudo! Sa me shpejt te ik aq me mire per shqiptaret po dhe per ate vete. Tanime e ka “fituar” nje faqe ne histori, do te kujtohet si njeriun qe beri spastrimin me te madh te shqiptareve nga vendi i tyre. Endrrat me ndryshime kushtetuese per te kthyer diktaturen do te kthehen ne makth dhe do ti rezervojne atij fatin e cdo diktatori ne Europe.
Diskutime rreth kësaj post