Mathew Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës, theksoi se SHBA njohin datën 30 qershor, si ditën e zgjedhjeve në Shqipëri. Reagimi i diplomatit të lartë të SHBA, vjen pak orë pas vendimit të Metës që dekretonte 13 tetorin si datën e zgjedhjeve.
Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, foli për “Zërin e Amerikës”, lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se njohin datën 30 qershor si datën e zgjedhjeve.
“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, tha Palmer për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.
Presidenti Ilir Meta dekretoi sot 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, por kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve këtë të diel.
Diskutime rreth kësaj post