Marrëveshja me Italinë për emigrantët i gjendet BE-së dhe e ndihmon BE-në për kontrollin e kufijve, shprehet deputeti i PS-së Denis Deliu.
Deputeti socialist zbuloi në një studio mediatike detaje në lidhje me marrëveshjen. Deliu tha se puna në terren për marrëveshjen ka nisur që në muajin maj.
‘Kjo marrëveshje ka nisur para se të prezantohet. Ka pasur një grup pune ndër institucional. Shkresat kanë nisur në muajin maj. Nga muaji maj drafti përfundimtar është përfunduar në tetor. Pasi kanë rakorduar është bërë publike. Sot fluksi migrator është një shqetësim shumë i madh të cilat janë mes përgjegjësisë për të vepruar dhe përgjegjësisë që atyre që nuk veprojnë. Shqipëria është një vend që aspiron BE dhe Shqipëria iu gjet pranë Italisë. Në terren kanë filluar përgatitjet në terren. Ka pasur rreth 5 muaj’– tha Deliu.
Deliu tha po ashtu se numri 3000 është propozuar nga agjencitë ligjzbatuese, pasi kaq është kapaciteti maksimal që vendi mund të mbaj brenda një muaji.
‘Numri 3000 ka dalë nga agjencitë ligjzbatuese, pasi kaq është kapaciteti maksimal që mund të mbaj vendi ynë. 3000 veta brenda një muaji. 36 mijë persona në vit.’– tha Deliu.
Diskutime rreth kësaj post