Një avion i kompanisë “PIA” (Agjencia ndërkombëtare e fluturimit të Pakistanit) me 47 persona në bord është rrëzuar në një zonë malore në veri të vendit gjatë mesditës së kësaj të mërkure.
Sipas komunikatës së “PIA”-s, avioni ishte nisur nga qyteti verior i Chitralit me destinacion kryeqytetin Islamabad, ndërkohë që humbi kontaktet me kullën e kontrollit gjatë fluturimit.
Avioni kishte “rreth 40 pasagjerë”, thuhet në komunikatën e kompanisë, ndërkohë që Autoriteti i Aviacionit Civil tha se ishin plot 47 persona në bord. Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia apo autoriteti mbi viktimat, vështirë se mund të ketë mbijetuar njeri. Në bordin e tij besohet të kenë qenë edhe 9 gra e dy fëmijë. Mes pasagjerëve ishte edhe njëri prej muzikantëve më të njohur në vend, Junaid Jamshed, i njohur edhe si aktor e drejtues emisionesh televizive.
Laiq Shah, një zyrtar i lartë i policisë në provincën Khyber Pakhtunkhëa, tha se aeroplani ishte përplasur në zonën e provincës Havelian.
“Ekipet e shpëtimit janë nisur në vendngjarje dhe mbërrijnë shpejt, më pas do të mësojmë më shumë mbi këtë tragjedi ajrore”, tha zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil, Pervez George.
Televizionet “Geo News” dhe “Dawn News”, duke cituar burime të autoritetit, tha se avioni humbi kontaktet me kullën e kontrollit rreth orës 16:30 (me orën lokale, apo 12:30 me tonën).
Diskutime rreth kësaj post