Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata dënoi sot Partinë Demokratike për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në një shënim në twitter Rama shprehet se ky dënim i sotëm inauguroi Fondin i Edukimit.
Më tej shefi i qeverisë nuk la pa thumbuar as opozitën dhe Monika Kryemadhin për paketën antishpifje ku shkruan se kjo opozitë do lerë dhe çizmet gjyqeve.
“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për @erionveliaj✌
Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz😊
Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime.
Në përpunim nja dy duzina të tjera🤭
Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve👣”– shkruan Rama në twitter.
Diskutime rreth kësaj post