Pas debateve të forta të paketës anti-shpifje dhe shtyrjen e saj për miratim në Kuvend nga maxhoranca, një lëvizje e papritur ka ardhur nga vetë media. Deputetja Rudina Hajdari njofton se është krijuar Aleanca për Media Etike për të shmangur ligjet që cënojnë fjalën e lirë.
“Përgëzoj mediat në krijimin e Aleancës për Media Etike. Metoda e vetë-rregullimit të medias është mënyra e duhur për të përmirësuar qasjen në informacion dhe për të shmangur ligjet burokratike që cënojnë fjalën e lirë.” – shkruan Hajdari në Twitter.
Paketa anti-shpifje është në pritje për tu miratuar dhe gjithashtu është kërkuar opinioni i Komisionit të Venecias.
Diskutime rreth kësaj post