Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se ka marrë një ftesë për të mbajtur një fjalë sot në tubimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Manjani shkruan se nuk mund të jetë dot fizikisht i pranishëm. Në rrjetet sociale ai ka ndarë edhe opinionin e tij që do ta kishte ndarë me pjesëmarrësit.
Postimi i Manjanit:
“Një mesash që se jap dot me zë sot.
Sapo mora një ftesë për të mbajtur një fjalë sot në tubimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por fatkeqsisht nuk arrij dot fizikisht të jem aty.
Disa pengesa fizike më kanë pamundësuar disa gjera të kësaj natyre.
Por po të isha aty, me qejf do kisha ndarë këtë opinion me pjesmarrësit:
Të dashur shqiptarë të Aleancës për Mbrojten e Teatrit!
Jepini detyrë(jo leje as autorizim) opozitës zyrtare të përgatisë vendin për zgjedhje.
Kërkojini hesap çdo ditë se çfarë bëri për këtë gjë!
Që ajo mbështet protestat nuk po bën asgjë të jashtëzakonshme.
Por vendi, Shqipëria e shqiptarët që i përdhos sundimi i një njeriu të vetëm, kanë nevojë për LIRI e DEMOKRACI.
Teatri nuk ra se nuk e mbrojtët dot ju, por ra kur na morën lirinë dhe kur na hoqën të drejtat demokratike.
Teatri dhe jo vetëm, ra kur parlamenti humbi legjitimitetin dhe pluralizmin. Ra kur qeverisja u shndërrua në sundim.
MONIZMI është virusi që duhet shkulur!
Ndaj jepini detyrë Opozitës të përgatisë vendin për zgjedhje. Për të rivendosur pluralizmin. Për të garantuar rotacion politik nga sundimi në qeverisje.
Opozita nuk është më e mira, por hë pë hë është i vetmi instrument politik që duhet përdorur. Kur them nuk është më e mira, nuk e krahasoj me sunduesin, sepse ai është më i keqi, që kemi njohur këto 30 vite. I dyti më i keq pas Enver Hoxhës! Të dy luftuan me shpirtin e kombit të tyre.
Por duhet të përgatitemi për zgjedhje. Duhet të përgatitemi që ti mbrojmë zgjedhjet.
Kaq duhet si fillim.
Pastaj do duhet të ndërtojmë Teatrin, siç e bëri Italiani dhe jo siç propozon Talebani!
Dhe jo vetëm Teatrin, por demokracinë, ekonominë e lirë të tregut dhe shtetin e drejtë.
Shqipëria duhet të RISTARTOJË rrugën e saj drejt Europës.
Kemi punë për të bërë!
Do protestojmë, do rezistojmë, por edhe do duhet të mendojmë për nesër.
Aleanca për Teatrin na mëson se ka shpresë!
Ne jemi shumë.
Ai është vetëm.
As komshinjtë në Surrel nuk e votojnë!” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post