Mjaftojnë pak minuta shi pranvere që kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ti prishet makiazhi i një qyteti të miradministruar.
Edhe sot, ashtu si në raste të tjera kur kemi reshje shiu, kryeqyteti përmbytet në zonat e tij më të populluara dhe shkaku është i njëjtë: bllokim i kanalizimeve.
“Nuk duhen më shumë se 10 minuta shi në Prill, për të kuptuar se sa shumë është punuar nga Bashkia e Veliajt për kanalizimet, për kolektorët, për një qytet që nuk përmbytet. Këtu jemi tek kryqëzimi i Don Boskos. Gjykojeni vetë!”, shkruan zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, duke shtuar edhe dy video.
Video:
Diskutime rreth kësaj post