Në një prononcim nga sheshi Skënderbej ku në 18:00 pritet të hapë fushata e PS-së, deputeti i PS-së Ulsi Manja u shpreh se PS është e sigurt që do të marrë një mandat të tretë.
Sipas tij kontrata do të rinovohet me shqiptarët dhe theksoi se askush nuk është i privilegjuar brenda listës së PS, por do të jenë të gjithë në garë me njëri-tjetrin.
Deklarata e Manjas:
‘Unë besoj se do të jetë një fushatë e qetë, sa i përket PS-së. Po edhe rrethanat e pandemisë dhe masave në kod, nuk besoj se ka arsye për retorikë politikë. Partitë duhet të shkojnë në zgjedhje me alternative. Ndërkohë në raport me nenin 96 të kushtetutës kam parë debate, por nuk mundet që ky nen që t’ia japë të drejtën për të formuar një qeveri një koalicioni që nuk është regjistruar i tillë në KQZ.
Pra mandati i jepet asaj partie që ka marrë më shumë partie. Çdo koalicion që nuk ka vlerë juridike nuk i jepet kjo e drejtë. Neni 96 është ekuivalent pothuajse edhe me atë të Kosovës. Partia që merr më shumë vende në kuvend, ose koalicioni që është regjistruar në KQZ me më shumë mandate formon qeverinë.Manja shtoi se PS do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët dhe synohet që të merret minimalisht 77 mandate në 25 prill.‘- tha Manja.
Diskutime rreth kësaj post