Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk i intereson aspak debati mbi koalicionin e shumëpërfolur PS-PD.
Sipas tij e rëndësishme është që të krijohet një platformë bashkëpunimi parlamentar për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE, për ndërtimin e një Proporcionali Kombëtar të thjeshtë dhe hartimin e një Kushtetute të re.
Postimi i plotë:
“Pak më intereson debati mbi idenë koalicion (apo jo) PS-PD. Por jam shumë mbështetës i idesë së një platforme bashkëpunimi parlamentar e cila duhet të arrijë:
1. Fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
2. Përmbysjen e sistemit hajdut zgjedhor dhe ndërtimin e një Proporcionali Kombëtar të thjeshtë, pa ndarje e karrema që dhurojnë pushtet pa votë.
3. Hartimin e një Kushtetute të re, si dokument themelor parimesh demokratike, ekonomike e të shtetit të drejtë.
Kaq mjafton, del e tepron!
Më së shumti e pres nga Partia Demokratike të jetë nismëtare e kësaj platforme bashkëpunimi parlamentar.
Dhe nuk ka hiç nevojë për negociata ala Kim, as për kimë me ligje ambasadash, të cilat më pakti kanë haber nga punët tona dhe, më së shumti i shërbejnë qartësisht qeverisë. Ky duhet të ishte misioni themelor i këtij parlamenti, pavarësisht si u zgjodh.”-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post