Aktorja e madhe Aishe Stari këtë të mërkurë ishte e pranishme në programin ‘Abc e Pasdite’s me Ermal Peçin. Ajo vetëm pak ditë më parë festoi 81 vjetorin e saj, mes miqve, familjarëve dhe kolegëve. Ndonëse ajo veten e ndjen një 18 vjeçare dhe të gatshme për skenën, ajo kujton me nostalgji fillimet e saj në rrugën drejt artit.
Paragjykimet e kohës nuk kanë munguar as për artisten e madhe. Ajo tregoi gjatë intervistës së nënës së saj i thonin: “Çudi nga shtëpia juaj do dali një artiste. Do të prishet goca. Nëna ime i kishte thënë përderisa shteti e ka hap shkollën shteti nuk i hap shkollat për të prish fëmijët, përkundrazi për t’na i rregulluar dhe për t’i dhënë një drejtim”.
Po ashtu ajo kujton se i është hequr një material për të cilin nuk i është dhënë një arsye konkrete pasi varej shumë nga personi që vinte dhe shihte shfaqjen para premierës. Mes teatrit dhe filmit, ka ndonje peng?
“Filmi ka dashur të më aktivizojë në disa role, por mua nuk më lejonte drejtoria jonë e Teatrit se po të ikja nuk jepeshin shfaqjet e estradës. Për këtë më vjen keq se duhet të kisha disa filma”. – tha ajo.
Gjatë regjimit socialist Aishe Stari ka qenë edhe deputete dy legjislatura. Ajo tha se të jesh në këtë pozicion nuk është e lehtë sepse je përballë përgjegjësisë.
“Ateherë deputet nuk bëheshe si bëhesh tashi. Kur ta pranosh, duhet të pranosh se merr përsipër një përgjegjësi. Se ata që hedhin votën për ty presin prej teje dhe ka plot nga ato që kanë problem”. – tha ajo
Por a bëhet humor i bukur sot? Sipas saj, ka edhe humor të mirë por duhet pak kujdes. “Nuk duhet të kërkojmë të korrim të qeshurat nëpërmjet banalitetit. Populli nuk do këtë. Ditë për ditë mua më thonë njerëzit shyqyr që neve kemi stacione ku shohim materialet e juaja. Me thënë drejtën më vjen keq që ma thonë këtë fjalë”.
Ermali e pyet se çfarë mendimi kishte për prishjen e Teatrit Kombëtar, nëse e shihte të arsyeshme apo jo shembjen e tij. Aktorja e humorit tha se nuk i pëlqejnë politizimet, por nëse perspektiva është për t’u ndërtuar një teatër që të jetë në ndihmë të artit të vendit do të jetë shumë bukur sepse teatri i parë nuk ka pasur kushte të mira. “Një gozhdë vije, binte muri’.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post