Nard Ndoka i ka dhënë një mesazh të fortë kryedemokratit Lulzim Basha, për mënyrën sesi po përballet me kreun e qeverisë Edi Ramën.
Sipas tij, Rama shembi Kushtetutën dhe hoqi kandidatët opozitare nga gara.
Deklarata e Ndokës:
“Lulzim Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Si me shumë sportivitet e ka marrë këtë përballje Lulzim Basha! Edi Rama shembi Kushtetutën, zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo, oligarkët kanë hapur thasët, ndërsa Basha akoma nuk ka hequr “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm! Qytetarët kërkojnë ndryshimin, rrotacioni është i sigurtë, Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë, edhe për Shqipërinë!”, shkruan Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post