Show gjigand dhe më i shumëprituri nga të gjithë, Big Brother Vip Albania 3 është gati në çdo detaj. Produksioni ka bërë një punë të madhe dhe të kujdesshme, që të sjellë një përmbajtje që do t’ju gozhdojë para ekranit.
Kasti premton të jetë fantastik. Por publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ky Big Brother, as detajet më të vogla. Kjo falë investimit teknik dhe në teknologji. Numri i kamerave është mbi 100.
“Ka shumë të reja teknologjike, duke filluar që nga numri i kamerave, janë mbi 100. Stafi teknik me drejtorin Kosta Dhamen kanë bërë një punë të shkëlqyer, në implementimin në mënyrën se si do të vendosen këto kamera. Kemi një sistem të ri logger, sistemi “Metamarker”, që bën një centralizim të informacionit dhe më pas në kohë reale shkon nëpër 12 pika montazhi. Falë këtij sistemi dhe investimi shpresojmë që çdo gjë të pasqyrohet ashtu siç e do ky format. Investim të ri ka edhe në mikrofona, ka shumë mikrofona në shtëpi që janë të fshehur, publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ajo se çfarë ndodh në shtëpi”, tregon Ergys Lubonja, regjisor i Big Brother.
“Megjithatë ky është një informacion teknik, do të shini frytet që do të japë ky lloj investimi. Produksioni ka bërë një punë shumë të mirë me kastin, që mbase është gjëja më e rëndësishëm në këtë Big Brother dhe mbi të gjitha për përmbajtjen. Publiku do të shohë një Big Brother, siç nuk e ka parë ndonjëherë”, tha regjisori.
Të gjitha këto detaje do t’i japin publikut mundësinë e një vëzhgimi të kujdesshëm të asaj që do të ndodhë brenda shtëpisë më të famshme. E cila do të ndezë dritat një e një mbrëmjen e 13 janarit. Drita që do të fiken siç e do tradita nga fituesi i këtij edicioni. Por deri atëherë është një rrugë e gjatë para, dhe patjetër një spektakël për t’u mos u humbur.
Diskutime rreth kësaj post