Pak ditë më parë, Sara Hoxha u bë nënë për herë të dytë. Trashëgimtarja e Top Channel solli në jetë një djalë duke e bërë London Noorin me vëlla.
Sara dhe Ledioni i vendosën djalit emrin Roman, një tjetër emër unik ky i përzgjedhur nga çifti.
Pas lindjes, Sara ka vendosur të bëjë një gjest madhështor për vajzat të cilat janë bërë nëna së fundmi. Me anë të një njoftimi në Instagram, Sara shkruan se do të dhurojë një çantë plot me produkte për bebe.
“Dua të dhuroj një çantë plot me produkte për bebe, ushqime për bebe dhe rroba. Nëse njihni dikë që ka lindur së fundmi dhe ka nevojë për to, më njoftoni”, shkruan Sara.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post