Policia e Vlorës ka vënë në prang anjë 26-vjeçar nga fshati Dëllënjë me akuzën e falsifikimit të monedhave.
E.Todi kishte konsumuar pica në një lokal në lagjen “Pavarësia” dhe kishte paguar me dy kartëmonedha 50-euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara.
Punonjësit e picerisë e kanë paditur dhe ai u arrestua për veprën penale të ‘falsifikimit të monedhave’.
“Specilaistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar ne flagrancë shtetasin: E. Todi, 26 vjeç, banues në Dëllënjë, Vlorë. Ky shtetas është paraqitur pranë një picerie ne lagjen ”Pavarsia”, me dy kartëmonedha 50 euro të falsifikuara”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post