Një 64-vjeçar është arrestuar pasi pagoi qiranë e tokës me para false.
Nga punonjësit e Policisë në Komisariatin e Policisë Përmet në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i Barjam Sejat, 64 vjeç, banues në Përmet.
Arrestimi i tij u bë pasi i kishte marë me qera tokat e A.H, 70 vjeç, banues në Durrës, qeranë e të cilave e ka paguar me 42 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe të dyshuara të falsifikuara.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 42 kartemonedha të prerjes 1000 lekëshe.
Diskutime rreth kësaj post