Kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillon me pedagogët e Senatit të Universitetit të Tiranës, është ndalur tek rrogat e pedagogëve.
Rama tha se vonesa e rrogave ka ardhur për shkak të një kostoje që ka patur qeveria.
Rama theksoi se ky është shembulli se rruga e reformave është e mbushur me sfida.
“Ata që kërkun takim nuk janë prezent. Askush s’mund ta marrë peng reformën. Takimi, kërkesë e disa pedagogëve. Nuk i ndajmë dot ëngjëjt nga djajtë. Kemi sfidë me reformën, është rrënjësore. Sebep për takimin u bë kërkesa e disa pedagogëve. Isha i gatshëm të bëja takim me senatin e Universitetit. Askush se merr dot peng reformën me shfaqje dhe firma. Shqetësimet të shprehen në rrugën e kësaj reforme.
Shqetësimet nuk lidhen as me qeverinë as me reformën. Vonesa e pagave është vetëm një kosto, një shembull që reforma është sfidë. Morëm një vendim për rritjen e fundit, është hera e fundit që qeveria e bën këtë gjë. E cakton universiteti se kush merr më shumë e më pak. Këtë e bën universiteti jo qeveria. Kujt ia kërkoni zgjidhjen?! Ne do u japim zgjidhjen?Ça kërkoni?”,-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post