Ritmi i rritjes ekonomike ka qenë më i ngadaltë përgjatë tremujorit të tretë të vitit, duke arritur në 3.46%, nga 3.38% që ishte në tremujorin e dytë.
Të dhënat e publikuara nga instituti i statistikave verejnë se kontributi kryesor është dhënë nga administrata publike me 1.20 pikë përqindje, kjo për shkak të rritjes së pagave me të paktën 16%, pasuar nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme me 0.68 pikë përqindje, shërbimet me 0.43 pikë përqindje e komunikacioni me 0.26 pikë përqindje.
Ndikim negativ raportohet të ketë dhënë aktiviteti i bujqësisë me një rënie prej -0.50 pikë përqindje, për shkak të rritjeve të kostove të prodhimit e mungesës së fuqisë punëtore. Nga ana tjetër ky tregues është pasuar nga rënia e aktivitetit të industrisë me -0.34 pikë përqindje, e cila po vuan pasojat e kursit të këmbimit.
Sa i takon metodës së shpenzimeve kryesore që kontribuojnë në Prodhimin e BrendshëmBruto, INSTAT përllogarit se ky nivel mbahet nga konsumi final në rritje i popullatës në masën 2.06%, shpenzimet e qeverisë të cilat janë rritur me 12.28% dhe eksportet tregtare me 17.91%.
Diskutime rreth kësaj post