Një qytetar shqiptarë me pagë mesatare 674 euro paguan për ushqimet bazë pothuajse të njëjtat çmime me një qytetar italian që merr mesatarisht 1400 euro.
1 litër vaj 4.8 euro në Itali, blihet në Shqipëri për 3.01 euro. Për një 1 kg mish 10 euro në Itali, ne paguajmë në vendin tonë 10.43 euro. E njëjta ecuri vijon edhe për produktet e tjera si makarona, qumështi apo e veza. Vetëm në blerjen e bukës paguajmë 3 euro më pak se italianët.
Por përse inflacioni në Eurozonë është në rënie dhe në Shqipëri qytetarët vijojnë të paguajnë më shtrenjtë është një pyetje që na mundon të gjithëve dhe njohësit e tregut e kanë një përgjigje
Grupi i ushqimeve është kategoria kryesore që ndikon në rritjen e inflacionit në vend. Në Europë inflacioni, sidomos tek ky grupim vijon të bjerë me zbutjen e efekteve të luftës, por në Shqipëri kjo nuk po ndodh. Ekspertët thonë se abuzimi me produktet e importit vijon të mbetet i lartë.
Për të përballuar çmimet e larta qeveria Meloni në Itali vendosi të ulë çmimet me 10%, duke përllogaritur kështu një kursim deri në 150 euro në muaj për qytetarët italianë. Por sipas ekspertëve kjo është një masë që në Shqipëri nuk do të jepte efekt, nëse nuk kontrollohen siç duhet çmimet e produkteve të importuara.
Diskutime rreth kësaj post