Kryeministri Edi Rama, po merr pjesë në prezantimin e Buxhetit të vitit 2022 për peshkimin. Para përfaqësuesve të këtij sektori, Rama është shprehur se mbështetja është rritur, e po ashtu dhe paga në këtë sektor, e cila sipas kryeministrit ka shkuar në 800 mijë lekë të vjetra.
“Këtë vit ne presim që të mbyllet viti me 32+ subjekte të licensuara. Kemi mbi 700 subjekte të formalizuara. Po të shikojmë shifrat, e kemi rritur eksportin në 239%. Paga minimale në këtë sektor është 800 mijë lekë. Vijnë nga Turqia për të punuar këtu, vijnë nga Egjipti. Disa me diploma Kristali që thonë janë juristë, thonë se nuk ka punë. Ja ku e keni punën në sektorin e peshkimit”, u shpreh Rama.
Pjesë nga fjala e kryeministrit:
“Oreksi vjen duke ngrënë thotë populli me të drejtë. Por është e rëndësishme të mos harrojmë nga ku jemi nisur. Kur ne kemi ardhur këtu për herë të parë në një prej takimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj periudhe, kur marrëdhënia e qeverisë, e imja personalisht dhe e drejtuesve të sektorit, me gjithë komunitetin e peshkatarëve ka qenë kyç për të ditur se cilët ishin problemet më të mprehta dhe për t’i zgjidhur ato.
Shqetësimi ishte mbijetesa. Luftë për mbijetësë në kushtet e një braktisje totale nga shteti, në një det të hapur ku të gjithë ju niseshit për ta marrë naftën në Itali. Ku justifikohej kjo çmenduri me akuzën mbi ju se bënit k*ontrab*andë nafte. Ishit nën akuzë nga qeveria dhe ju akuzonin.
Në vend se kur futeshit në territorin e vendit tuaj të merreshit me biznes, merreshit me kontrolle nga shteti.
Këtë vit ne presim që të mbyllet viti me 32+ subjekte të licensuara. Kemi mbi 700 subjekte të formalizuara. Po të shikojmë shifrat, e kemi rritur eksportin në 239%. Paga minimale në këtë sektor është 800 mijë lekë. Vijnë nga Turqia për të punuar këtu, vijnë nga Egjipti. Disa me diploma Kristali që thonë janë juristë, thonë se nuk ka punë. Ja ku e keni punën në sektorin e peshkimit”, shprehet Rama.
Diskutime rreth kësaj post