Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se paga minimale pritet të shkojë në 400 mijë lekë të vjetra.
Komentet Rama i bëri gjatë prezantimit të paketës fiskale, ku ishte së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Rama prezantoi gjithashtu edhe mbështetjen nga buxheti i shtetit i vitit 2022 për bizneset në tërësi dhe atë të vogël në veçanti.
“Dy masa të rëndësishme. Aktiviteti i biznesit të vogël është rritja e pagës minimale në 320 me ambicion të shkojmë në 400 mijë lekë të vjetra.” – tha Rama.
Ndërkohë kryeministri ka zbuluar një skemë bashkëpunimi që do të ketë mes qeverisë dhe bizneseve për të gjithë ata persona që janë me ndihmë ekonomike.
Sipas Ramës nëse një person me ndihmë ekonomike do të punësohet nga një biznes dhe do të marrë një pagë minimale 320 mijë lekë, qeveria do të paguajë një vlerë aq sa është ndihma ekonomike ndërsa pjesa tjetër e pagës minimale do të paguhet nga biznesi që ka ofruar punën./albeu.com/
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post