Avokati i njohur, Spartak Ngjela, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shpërthyer ndaj Edi Ramës, ndërsa ka bërë të ditur se Shqipëria ende nuk ka një ligj për rrugët, prandaj për rrugët publike të ndërtuara nuk mund të bëhet asgjë koncesionare. Sipas Ngjelës, gjithçka bëhet me qëllime destabilizimi dhe korrupsioni njëherësh.
Dikur aleat, sot kritiku më i madh i tij, Ngjela nuk ka lënë gjë pa i thënë Ramës. Ai e ka cilësuar si “birbo, pafille, mësues vizatimi, injorant”.
POSTIMI I PLOTË
Shqipëria ende nuk ka një ligj për rrugët, prandaj për rrugët publike të ndërtuara nuk mund të bëhet asgjë koncesionare.
Koncesioni i Ramës për Rrugën e Kombit, është abuzim siu generis.
Por gjithçka bëhet me qëllime destabilizimi dhe korrupsioni njëherësh.
Vërtet mendon korrupsioni kryeministror aktual shqiptar se mund të sjellë destabilizim në Shqipëri nga një grusht njerëzish që protestojnë me të drejtë?
Mirë Rama që është një pafille që bredh sa në Stamboll e sa në Moskë për të shpëtuar gjënë e vjedhur, po Saliu nuk e kupton që të tre këta bashkë: Berisha, Rama dhe Meta nuk kanë forcë intelekti për të mundur politikën amerikane?
Vërtet mendojnë këta se ngrihen shqiptarët për të shpëtuar Gjirin e Lalzit?
Ku kuptohet që kryeministri shqiptar po pret aktivizimin masiv të protestave?
Shenja e argumentit kryesor është fakti që ai nuk heq dorë nga koncesioni joligjor që ka dhënë në Rrugën e Kombit.
Në fakt ky birbo që nuk di asgjë, por si ky, dhe të gjithë vjedhësit e mëdhenj të rruglve; të gjithë bashkë kanë abuzuar nga fakti që në Shqipëri nuk ka një ligj për rrugët dhe akset e mëdha rrugore.
Që nga Perandoria Romake, që mban autorësinë parësore të ndërtimit të rrugëve, e deri më sot, ligji për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve është nga ligjet më kryesorë në shtetet europiane, e sidomos në Amerikë.
Sot në Shqipëri nuk është përcaktuar me ligj dallimi midis rrugëve publike dhe rrugëve private; atëherë ku e gjen të drejtën ky kryeministër injorant që jep me koncesion një rrugë publike se i duhen para?
Është turp: edhe Maqedonia ka një ligj për rrugët, dhe në Shqipëri ka vetëm grabitje të shtetit e të vetë popullit më anë të ndërtimit të rrugëve. Madje edhe Kosova ka një ligj për rrugët.
Po në Shqipëri pse nuk ka?
Po këtu fillon arsyeja që sqaron vjedhjen e madhe të korrupsionit kryeministror shqiptar.
lll.
Katër janë konceptet e rrugëve që duhet të rregullohen me ligj: rruga nacionale; rruga lokale, rruga publike dhe rruga private. Ku i ka këto të mbrojtura nga ligji kryeministri që vjen e vërtitet vërdallë për të sjellë konfuzion.
Sigurisht, ku e di ky derëzi e punëzi se ç’janë rrugët e mëdha nacionale!
Por ka një rregull që, për faktin se në Shqipëri nuk ke ligj për rrugët, nuk mund të marrësh asnjë hap në drejtimin koncesionar të tyre.
Dhënia me koncesion e një rrugë publike nacionale që është ndërtuar nga shteti është krim në të gjithë Perëndimin; po këtu?
Këtu nuk ka ligj fare, kështu që nuk mund të ndërmarrësh dot asnjë hap komcesionar.
E kupton dot këtë ky pafille, apo ka vendosur që të rrijë gjatë burgjeve?
Ku e gjen kryeministri shqiptar të drejtën ligjore që një aks rrugor kombëtar e jep me koncesion privat?
E di ky birbo që vlera e rrugëve nacionale dhe autostradave është tronditëse për çdo shtet?
E di ky mësues vizatimi që aksi nacional nuk është një vizatim shkollor por një moment strikt ligjor që ka të bëjë me vlerën esenciale të të gjithë pronës publike në një shtet?
E di mësuesi i vizatimit që sa më shumë të shkojë me mendimin se koncesioni i rrugës nuk hiqet dhe nuk do ta abrogoje atë që ka dhenë, rrezikon një burg drastik?
E di ky mësues vizatimi se kurrë nuk mund ta destabilizohet më Shqipëria edhe pse janë bërë bashkë Berisha, Meta dhe Rama?
Diskutime rreth kësaj post