Deputeti i LSI Spartak Braho i cili mori pjesë në festimet e kësaj date në Shkoder, deklaroi se presidenti nuk ka bërë asnjë propozim për shpalljen të pafajshëm të viktimave të komunizmit. Ai theksoi se viktimat e luftës i shpall vetëm gjykata, e cila jep edhe pafajësinë.
“Nuk e di, presidenti Nishani nuk ka bërë ndonjë propozim për shpalljen të pafajshëm të viktimave të komunizmit. Ai ka bërë një dekorim për ca të ashtuquajtur viktima të lufës, kryesisht ishin kontigjent i Ballit Kombëtar. Viktimat e komunizmit shpallen me vendim gjykate vetëm ajo të jep pafajësi. Ligjet ekzistojnë le të marrë iniciativë t’i drejtohet gjykatës dhe kjo e fundit vendos për pafajësinë”, tha ai.
Deklaratë kjo e kreut të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, e cila i ka nxjerrë “kallajin” Presidentit Nishani, që më se njëherë ka deklaruar se duhen shpallur të pafajshme viktimat e komunizmit, duke lënë për të kuptuar se nuk ka gjetur vullnetin politik të qeverisë së mazhorancës. Ndërkohë që kreu i shtetit as që e ka luajtur “gishtin” për këtë punë.
Më 9 nëntor në ceremoninë e dekorimin e 38 martirëve të Kishës Katolike me titull “Flamuri Kombetar” Presidenti kërkoi hartimin e një ligji të posaçëm nga Parlamenti që ngarkon Ministrinë e Drejtësisë për të rigjykuar të gjitha rastet e dënuar nga diktatura.
“Propozoj sonte që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar procesin e vonuar dhe të domosdoshëm të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë, nga këta 38 martirë si një masë e domosdoshme, si dallimi esencial të lirisë nga tirania, si reflektim i shoqërisë mbi të mirën dhe të keqen , si ndarjen e saj me të kaluarën duke shëruar plagët e saj”, do të shprehej Nishani.
Diskutime rreth kësaj post