Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se avokatin, Jean-Yves Le Borgne që do ta përfaqësojë në gjykatën e Parisit për padinë ndaj Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, do ta paguajë vetë, por megjithatë nuk ka treguar shumën.
I ftuar në emisionin e “Zonë e Lirë”, Berisha tha se avokati është i shtrenjtë dhe do të paguhet prej tij, teksa shtoi se ende nuk kanë nënshkruar kontratën e pagesës.
Më tej shtoi se do ta bëjë publike shumën.
“Ai është avokat shumë i shtrenjtë dhedo ta paguaj Sali Berisha. Do të jetë kontribut i përbashkët. Nuk kemi bërë kontratë. Po që se avokati thotë po unë e bëj publike kontratën, do ta deklaroj. Edhe unë jam i detyruar ta deklaroj,” – tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post