Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama vitin e kaluar në fushatën zgjedhore për angazhimin e efektivëve të Policisë së Shtetit në fushatën e PS, jashtë orarit të punës, ka bërë që LSI ta padisë kreun e qeverisë në Gjykatë.
Por Gjykata e Beratit ka rrëzuar LSI-në ditën e sotme.
Më herët ka qenë Prokuroria e Tiranës që nuk ka pranuar kërkesën e LSI-së.
Kjo çështje u ankimua nga LSI në Gjykatën e Beratit dhe është kjo Gjykatë e cila rrëzon padinë, duke mosgjetur shkelje ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ky vendim ka sjellë reagimin e ish-ministrit të LSI, avokat në këtë çështje.
Drejtësia kokëulur para kryeministrit. Ky kryeministër përbën rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Ylli Manjani, avokat i LSI
Diskutime rreth kësaj post