Juristi i njohur Romeo Kara ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të ngrejë padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe për këtë ka caktuar një avokat në Francë.
“Asnje kusht nuk permbush ky rast per t’u gjykuar nga kjo gjykate. Ky rast eshte i perjashtuar si nga kushti territorial ashtu edhe nga cilesia e personit. Kjo gjykate nuk ka kompetence gjykimi as mbi anetaret e qeverise franceze e jo me mbi ate amerikane. Sigurisht qe kjo gjykate do te shpalle paaftesine e saj per te gjykuar nje rast te tille”, shkruan juristi.
Kjo padi e Berishës ndaj SHBA, erdhi pasi DASH e shpalli ‘non grata’ Berishën dhe familjen e tij, pasi e akuzon si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.
Diskutime rreth kësaj post