Ditën e djeshme kryeministri Rama ka depozituar një padi në Gjykatën e Prishtinës në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në një lidhje telefonike për Faxnews avokati Tom Gashi tha se kjo është një padi aspak e zakontë, sa kohë që kemi të bëjmë me një rast kryeministrash, që drejtojnë dy shtete të të njëjtit komb.
“Është një çështje thuajse e rëndomtë, por e jashtëzakonshme, sa kohë që një kryeministër ngre padi në drejtim të një kryeministri të një shteti tjetër.
Unë besoj se kjo është një çështje ndërpersonale mes tyre, ku zoti Haradinaj e ka akuzuar zotin Rama se i ka bërë presion në një takim me zonjën Merkel, për të lëshuar pe, për çështjen e ndryshimit të kufijve. Është një çështje më shumë mediale, sesa serioze mes dy shteteve tona.
Në bazë të ligjeve që janë të aplikueshme në Kosovë, tani zoti Haradinaj duhet të provojë që zoti Rama i ka pasur insinuata të tilla në drejtim të tij. Është e pamundur që kjo padi të ndryshojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ju e dini që zoti Rama ka kërkuar që kjo padi të jetë civile dhe jo penale, dhe paratë do të çohen për bamirësi.
Kjo çështje do të zgjidhet fare lehtë nga ana e gjykatës. Serbia do të tentojë që ta shfrytëzojë padinë për politikë, Gjykata e ka pranuar padinë se nuk ka sesi ta refuzojë, kjo do të jetë më shumë një çështje formale. Dikush dikujt do ti paguajë disa lekë dhe kjo çështje më pas do të zgjidhet”, – u shpreh Gashi.
Diskutime rreth kësaj post