Bëhet me dije nga burimet se SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të OrganizuaR) ka regjistruar kallëzimin e presidentit Ilri Meta ndaj kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvoranit.
PADIA:
Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën për dhënien e një opinioni për emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Ai ka vendosur që të dërgojë dhe një delegacion në Tiranë në fillim të shkurtit, i cili do të takohet me palët.
Prej më shumë se një muaj Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përverësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.
Diskutime rreth kësaj post