Pas padisë që opozita bëri në prokurorinë e Tiranë ndaj Edi Ramës, reagon edhe kreu i qeverisë.
Padia që ka kallzues grupin parlamentar të PD-së të përfaqësuar nga Edmond Spaho dhe grupin parlamentar të LSI-së të përfaqësuar nga Petrit Vasili ka për objekt kallëzimin e veprës penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “kanosje për të mos kallëzuar”.
Ai shprehet se është gati të hetohet.
“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2.
I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post