Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka dal në mbrojte të Ilir Metës dhe ka ironizuar votimin e mazhorancës për emërimin e kryeministrit Edi Rama edhe në postin e ministrit të jashtëm, pas refuzimit që i bëri presidentit Gent Cakës për këtë post.
Përmes këtij postimi, Shkëlzen Berisha thotë se kryeministri Edi Rama është si patatja, edhe bukë edhe gjellë, duke risjellë kështu një shprehje të vjetër të regjimit komunist.
Gjithashtu ai ka komentuar edhe paralajmërimin e Ramës se do padisë presidentit Meta për mos dekretimin e Gent Cakës sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese.
“Padite e Ramës për Gjykatën Kushtetuese janë si ajo shprehja: peshku në det e tigani në zjarr. Rama është si patatja. Edhe bukë edhe gjellë”- shkruan Shkëlzen Berisha.
Diskutime rreth kësaj post