Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e tij të 48-të, një urim aspak i zakonshëm ka ardhur nga politikani Behgjet Pacolli.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Pacolli ka publikuar një foto me Kurtin ku s’ka kursyer as ironinë.
Krah urimit të tij, ai thekson se ky urim do të kishte kuptim sikur Albin Kurti të ishte vërtete kryeministër dhe t’u shërbente qytetarëve të Kosovës pa dallim.
“Sot, Albin Kurti mbushi 48 vjet. Në rrafshin personal, nëpërmjet këtij urimi shpreh deshirat e mia më të sinqerta që vijnë nga zemra. Ky urim do të kishte më shumë kuptim sikur ti Albin të ishe kryeministër i imi dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, urime me dëshirën që tash e tutje tu shërbesh të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, dhe jo vetëm militantëve tuaj”, shkruan Pacolli.
Diskutime rreth kësaj post