Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Prishtinë ka shokuar opinionin gjithë-shqiptar. I dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së 30-vjeçares është Naim Murseli, bashkëshort i Ademjt që ka punuar si këshilltar i Behgjet Pacollit.
Më pas, emri i presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollit është lakuar, e sidomos në Shqipëri.
Në lidhje me këtë Pacolli i ka reaguar analistit nga Shqipëria Arjan Curri i cili e kishte përmendur emrin e Pacollit, teksa fliste për ngjarjen që i ndodhi Liridona Ademajt.
Përmes një postimi në Facebook, të premten, Pacolli ka thënë se Curri nuk ka të drejtë t’i shkaktojë vuajtje familjes së tij, duke shtuar se “djali i tij po bullizohet në shkollë”.
Për këto, Pacolli e ka paralajmëruar analistin shqiptar që do të punojë për ta sjellur atë para përgjegjësisë për këto vuajtje që Pacolli thotë t’i kenë shkaktuar deklaratat e Currit familjes së tij.
“Pas një udhëtimi të gjatë, në kthim të mbrëmjes, vura re një kumulim lajmesh dhe opinionesh të shpërndara kohët e fundit. Disa individë, duke përdorur shpifjet, deklaratat të pasqyruara, tentativa për shantazh dhe propagandë, kanë ndërmarrë përpjekje për të kontaminuar emrin tim dhe për të poshtëruar integritetin e familjes sime. Ju, zotni Arjan Curri nuk keni asnjë të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë ojekt bulizmi të vazhdueshëm nga shokët e tij per shkak te deklaratave te juaja te rrejshme dhe hutuese. Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, ka shkruar Pacolli.
Diskutime rreth kësaj post