Ditën e sotme, në familjen Kallaku ka festë. Aktori i humorit, Besi feston sot 36-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale, nuk ka munguar një urim nga ana e bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj.
Xhensila ka postuar një video, ku shihen bashkë me të bijën, të realizuar gjatë ditës së promovimit të biznesit të saj, ndërsa është kujdesur të shkruajë fjalët më të bukura për “dritën e saj të syve”.
“Zoti të ka shpërblyer me dhuratën më të shtrenjtë të jetës, filizin tonë. Edhe 100 drita e syve të mi, pa ty jam e verbër”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.
Diskutime rreth kësaj post