Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi, ka pritur në zyrën të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për sigurinë rrugore, Jean Todt.
“Qeveria dhe agjencitë e saj po punojnë për garantimin e lëvizjen e sigurt, efiçencës së transportit, përgatitjen e legjislacionit dhe ofrimin e zgjidhjeve të integruara për sistemet e transportit rrugor, duke garantuar përputhshmërinë e tyre me planet e zhvillimit ekonomik të vendit dhe me standardet më të larta ndërkombëtare, sipas parimit “Transport të thjeshtë dhe të sigurt për të gjithë. Kuvendi ka qenë gjithmonë aktiv në propozimin dhe miratimin e përmirësimeve në Kodin Rrugor, me qëllim të lehtësojmë qarkullimin, të rrisim sigurinë, të mbrojmë jetën e qytetarëve dhe të ulim kostot e aksidenteve rrugore për familjet, ekonominë dhe shoqërinë. Pa siguri rrugore nuk ka qytete inteligjente.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Numri i aksidenteve rrugore gjatë vitin 2019, krahasuar me vitin 2018, është ulur me rreth 13%, ndërkohë që numri i aksidenteve me vdekje shënoi një ulje më të lehtë.
I Dërguari i Posaçëm, Jean Todt, falenderoi Kryetarin e Kuvendit për angazhimin e Kuvendit në përmirësimin e legjislacionit për sigurinë rrugore dhe vuri në dukje se megjithë problemet, “Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të bëhet lider rajonal në sigurinë rrugore dhe pakësimin e aksidenteve rrugore.”
Diskutime rreth kësaj post