Policia e Tiranës ka vënë në pranga një tjetër shofer që ka tentuar të korruptojë efektivin e policisë.
“Drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje dretimi me vete, arrestohet pasi i ofron 2000 lekë policit rrugor për ta toleruar”, thotë policia.
“Gjatë kontrolleve policore, në funksion të disiplinimit dhe rritjes së parametrave të sigurisë, u verifikua se shtetasi me iniciale A. H., 32 vjeç, po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, pa leje drejtmi me vete dhe gjatë kontrollit dhe verbalizimit të shkeljes, i ofroi një shumë me prerje 2000 lekë të reja agjentit verifikues të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e penalizimit.
Në këto kushte, Drejtuesi i mjetit u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe u përpilua procedura administrative për shkeljet e evidentura”.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Tiranë
Drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje dretimi me vete, arrestohet pasi i ofron 2000 lekë…
Posted by Policia e Shtetit on Tuesday, August 14, 2018
Diskutime rreth kësaj post