Bjordi Mezini le të themi që ka qenë “surpriza” e këtij “Big Brother”-i për vetë faktin që vendosi të hyjë sërish në këtë format pas eksperiencës së tij të shumë viteve më parë, që sic mund ta mbani mend në atë kohë u shoqërua me shumë zhurmë, por që në fund e bëri të njohur për publikun dhe i dha mundësinë të ndërtonte karrierën që ka sot. Megjithatë, që në ditën e parë në shtëpinë e këtij edicioni të reality show-t, regjizori e bëri me dije se kishte një lidhje jashtë, pra nuk ishte i interesuar aspak për të njohur dikë, megjithatë e bëri të qartë se nuk do të zbulonte asgjë në lidhje me historinë që kishte dhe do ta mbante shumë private.
Gjithsesi, megjithë dëshirën e Bjordit që ta mbante lidhjen të pazbuluar, ka qenë vetë ai që padashur (ose me dashje) mund të na ketë treguar edhe identitetin e të dashurës së tij. Ose thjesht nuk e ka menduar që publiku do ta kuptonte, por thjesht e ka nënvlerësuar cfarë mund të bëjë publiku “Big Brother”. Kështu, regjizori ka bërë një përshëndetje sot tek kamerat e shtëpisë, duke thënë se “përshëndet të dashurën e tij që e do shumë dhe vajzën e tyre”. Këtë informacion të fundit ai e saktësoi duke thënë se bëhet djalë për macen e tyre, Amma-n.
E kush ka një mace me emrin Amma? Anna. Bëhet fjalë për aktoren Anna Lika, e cila ka një foto me macen, Amma-n në profilin e saj të Instagram-it.
Dhe sigurisht Bjordi e ka profilin të mbushur me foto me një mace që është shumë e ngjashme me Amma-n, qartësisht është vajza e tij.
Sigurisht ata të dy ndiqen në Instagram, madje Bjordi ka edhe foto të Anna-s në feed-in e tij, megjithëse kjo nuk është cudi pasi kanë qenë të dy pjesë e serialit HOT, njëri si regjizor, tjetri si aktor, ku tani që e mendojmë, mund të kenë nisur edhe lidhjen e tyre.
Gjithsesi, jemi në pritje të një konfirmimi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post