Deklaratat e kryesueses së listës së kandidatëve për deputetë të PS-së për Qarkun Tiranë, Luljeta Bozo, për sistemin komunist, deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, i ka konsideruar si të turpshme.
Duke folur në seancën e sotme plenare Gjoni thotë se glorifikimi i komunizmit është i papranueshëm.
“Mirë është që ta kalojmë një ligj për përmirësimin e Gardës së Republikës. Por mua më shqetëson një gardë tjetër në këtë republikës, garda e bijave dhe bijve të ish regjimit komunist që vazhdon të bëjë ligjin në këtë vend. Ka penetruar në çdo fushë të vendimmarrjes në vend.
Në krye të listës së Tiranës gjendet emri i një gruaje, Luljeta Bozos, e cila pa pikë turpi glorifikon sistemin komunist, ku i madh dhe i vogël i di shumë mirë krimet e asaj kohe. Ka të paktën 2 rezoluta në këtë Kuvend që dënojnë krimet e komunizmit. Të mos i harrojmë ato krime. Me ç’të drejtë kjo zonjë mund të thotë që ‘ajo kohë ka më shumë të mira po t’i vesh në peshore’. Ne sollëm një ligj për lustracionin vitin e kaluar dhe ju pa pikë turpi nuk e kaluat.
A e di kjo zonja Bozo që ekziston he një rezolutë tjetër i miratuar nga ky kuvend, për krimet e klerit fetar. Janë eliminuar me dhjetëra njerëz besimtarë, krimet ndaj klerit katolik në Shqipëri. Kjo pa pikë turpi del dhe thotë nëse i vendosim në peshore thotë se ajo periudhë ka pasur më të mira se të këqija. Si e thotë kjo zonjë këtë, duke qenë se është dhe kryesuese e listës së Tiranës. Në Gjermani do të ishte arrestuar. Ne bashkë me Myslimin dhe me të tjerë kemi sjellë një projektligj vjet, për të përjashtuar nga vendimmarrja ata që kanë qenë në qeverisje në kohën e komunizmit.
Ju e kundërshtuat, sepse nuk keni moral. 994 të vdekur në burgjet e komunizmit, mbi 6 mijë të vrarë, qindra të tjerë të vdekur në kampet e internimit, këto janë të mirat që na shet dëngla kjo zonja? Po nëse të kishte kaluar një muaj në Spaç, si do të fliste kjo? Pronën na e morën, na e tjetërsuan dhe nuk na e ktheyn kurrë. Varfërinë e rritën në 1991, kemi dalë nga komunizmi si një nga vendet më të varfra në botë. Por ama futëm spiunimin në familje, kishte frikë gruaja nga burri. Patjetër, mos u çudisni që këto militantë politikë sot kthehen në horra dhe bëjnë shfaqje të shëmtuara si në Elbasan. Katër vrasje kemi pasur në shkurt, do të vijojë kjo. Është e turpshme të nderuar kolegë.
Kur ne donim të hapnim listat, ju kolegë socialistë, ju kërkuan prapa kuintave, i kërkuat Myslimit që vazhdoni betejën sepse na interesojnë listat e hapura. Por kur ne thonim që hajde i hapim, ju nuk e ngrinin kokën. Përveç Abnor Shametit që më vjen keq që nuk do e shoh më në parlamentin e ardshëm, të tjerët nuk e hapën gojën për listat e hapura. Sipas biblës, djalli ishte engjëlli më i bukur në parajsë, më i bukur, i zgjuar ishte dhe muzikant, djalli demonstrohet me ata persona që ju fusni nëpër lista dhe glorifikohen në parlament.
Çfarë prisni shqiptarë, futini një kryq dhe mos bëni gafë të votoni këto parti, sepse do të jetë gafa e jetës tuaj. Nëse mbi 1 milion shqiptarë vitojnë për këto parti politike, thotë se Shqipëria nuk bëhet. Ndaj të nderuar unë e përsëris thirrjen time, mos bojkotoni por futeni një kryq partive, kryqi juaj ka shumë vlerë, sepse këta nuk meritojnë mbështetje nga ky popull.
Ky popull është mërzitur nga kjo klasë politike, nëse do të bëhemi një ditë një komb evropian duhet të sillemi si të tillë, sjellja më evropiane në këto zgjedhje do të ishte kryqi juaj. Mos i lejoni të vijnë në pushtet përsëri. Vota juaj ka shumë rëndësi, dënojini, duhet ta ndjen fuqinë e abstenimit të popullit shqiptar. Këta do të jenë më të dobët se kurrë, edhe këtë e keni ju në dorë, vota juaj ka shumë vlerë, mos i lejoni të hedhin valle mbi supet tuaja, sepse do iu trajtojnë si copa lecke duke iu detyryar të ikni nga ky vend. Kjo është thirrja ime shumë e sinqertë: Futini kryq”, – tha Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post