Në “Big Brother VIP” është mbajtur së fundmi “Miss & Mister Big Brother” ku Luizi, Olta dhe Kristi ishin në rolin e jurisë. Jori sfiloi para tyre e veshur me një fustan të shkurtër duke u ndalur kryesisht te Luizi.
Reagimet e këngëtarit para modeles bukuroshe po komentohen shumë në rrjet. Për lojë ose jo, Luizi është shprehur: O nënë (nis të freskohet me kapele)! Avash avash, ke kohën tënde, do vish dhe këtej te juria pak?
Jori afrohet afër tij. Luizi: Ouu, ouuu
Olta: Më fal pse ndalove vetëm te Luizi? Jam unë kryetarja e jurisë.
Pas sfilatës dyshja kanë kërcyer bashkë dhe Luizi i ka thënë: Vishu se na mbyte!
Nga një pjesë e madhe e komentuesve fjalët e Luizit janë parë si flirt ndaj Jorit, mirëpo të tjerët mendojnë se i ka thënë vetëm për show-n.
Diskutime rreth kësaj post