Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë pritur në një takim informues Nataliya Apostolovan, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuese Speciale e Zyrës së BE-së në Kosovë, për Raportin për Kosovën 2016.
Anëtarja e këtij komisioni Vjosa Osmani, ka kritikuar Apostolova për qëndrimin karshi murit dhe gjendjes në veri të Mitrovicës.
Ajo ka thënë se jeta atje nuk dallon shumë nga koha e luftës dhe fëmijët duhet të dërgohen në shkollë me vetura të blinduara.
“Na qon drejt injorimit të situatës dhe tek ndërtimi i mureve për shkak të injorimit. Pjesa e ndërtimit të murit lidhet drejtpërdrejt edhe me kapitullin e të drejtave të njeriut. Për vite të tëra qytetarëve të Mitrovicës në veçanti shqiptarëve dhe boshnjakëve u është mohuar liria e lëvizjes, mbrojtja e pronës, e drejta në jetë dhe e drejta në liri dhe siguri, katër të drejta themelore. Mos të flasim për çështje të tjera, sepse për t’i dërguar fëmijët në shkollë duhet të kenë vetura të blinduara. Pra nuk ka shumë dallim se si kemi jetuar gjatë kohës së luftës. Mos të flasim që unë dua t’i vizitoj të afërmit e mi, duhet të rrezikuar jetën. Dhe të gjitha këto konsiderohet tejet serioze”, ka thënë Osmani.
Osmani i ka kërkuar shefes së zyrës së BE-së që ta sqarojë qëndrimin zyrtar të BE-së karshi murit të ndërtuar tek ura e Ibrit në Mitrovicë.
“A mund ta sqaroni qëndrimin zyrtar të BE-së lidhur me ndërtimin e murit në urën e Mitrovicës, për shkak se po e përsëris se kjo e pengon progresin në të gjitha fushatë. A mund të na e sqaroni çka do të thotë se nuk do të ketë mur por do të ketë shkallë, apo do të rrënohet. Cili është qëndrimi i BE-së, që mos ta përdorimi çështjen e paqartësisë”, ka thënë Osmani në komision.
Diskutime rreth kësaj post