Ushtruese e detyrës së presidentit, njëherësh edhe kandidate për deputete nga radhët e listës së përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani nuk i ka kursyer sulmet për Komisionin Qendror Zgjedhor. Osmani, e ftuar në Rubikon, ka deklaruar se vendimet e KQZ-së të dala nga mbledhja për certifikimin e kandidatëve dhe listave të subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë “politikisht të skajshme”.
“Atë ditë, mënyra se si ka rrjedhë ajo mbledhje e KQZ-së, është parë si politizim i skajshëm i vendimeve. Unë do të ftoja që të gjithë të dëgjojnë mbledhjen, përfshi pjesët lexoni si ta kemi shkruar, si jemi marrë vesh etj”, -ka thënë Osmani.
Kandidatja e shpallur nga subjekti politik Vetëvendosje si presidente ka komentuar edhe deklaratën e shteteve të QUINT-it, për të cilën ka thënë se ishte e qartë që kritikat ishin për KQZ-në. Ndryshe, shtetet e QUINT-it kanë kërkuar që të ndalohen sulmet karshi kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Diskutime rreth kësaj post