Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”. Osmani tha se me veprat shkrimtari Kadare ka mbrojtur e ka promovuar kulturën, traditat e gjuhën shqipe.
Ajo shtoi se Kadare ka qenë një gardian i së drejtës së popullit shqiptarë.
“Vepra e të cilët është një enciklopedi e jetës së shqiptarëve. Jam shumë i lumtur që jeni këtu kur Prishtina e jonë e dashur është veshur me petkun e librit. Prania juaja në panairin e librit është një mesazh i rëndësishëm”.
“Ju keni qenë vazhdimisht pikë referimi për shqiptarët. Nëpërmjet krijimtarisë suaj ju keni dhunën shembullin për shqiptarët. Ju e keni shpalosur artistikisht si rrallë kush historinë e tradita shqiptare. Ju e keni mbrojtur e keni promovuar kulturën shqiptare, si dhe keni qenë një gardian i së drejtës së popullit shqiptarë”, tha Osmani.
Shkrimtari Kadare tha se për të nuk ka nderim më të madh se dekorata që morri nga Osmani.
“Së pari ju falënderoj, jam shumë i prekur që të jem afër jush për këtë nderim kaq të madh. Është një fat i radhë që një popull të nderoj dhe të të quaj bashkë mbrojtës të të drejtave te tij”, tha Kadare.
Diskutime rreth kësaj post