Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe artisti Osman Mula, ka shprehur kritikat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha, ku pas mbledhjes, Mula i është drejtuar me një letër Berishës, ku i thotë se “jemi të braktisur”.
Sipas Mulës, Berisha duhet të dalë dhe t’u thotë demokratëve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet.
Po ashtu, artisi sugjeron Berishën që të ndërtohet një senat me njerëz të zotë, intelektualë, pedagogë dhe juristë.
“Edhe oponencën po na e bëjnë 3 a 4 gazetarë qe s’na kana asgjë borxh por po e bëjnë thjesht për kurajon e tyre qytetare. Një bravo të madhe.
Nejse kalojmë në hallet tona. Ne kemi shumë gjera të papërcaktuara. Të ndarë, me një elektorat të lodhur i cili ka humbur besimin me të drejtë, pa shpresë dhe pa puë të cilët nuk kaë më dhe besim!
E majta i ka te gjithë institucionet, të gjitha pushtetet bile dhe një pjese të PD të organizuar me të gjithë data-bazat bile dhe tonin e dimë se sa lugë kemi ë shtëpi. Tani Edi e sheh veten si udhëheqës global, sheh ëndrra si Caplini ë rolin e Hitlerit që sillte nëpër këmbë globin botëror.
Mirëpo dhe ne nuk po shohim qe po hynë a dalin diplomat apo Parti si motra, që të flasim për investimet e të nesërmes.
Çfarë presim? Gjithçka na staniacion. Japim deklarata, flasim ne parlament na thonë mbylleni jeni non-grada etj.
Ne sot jemi të braktisur doktor. Dilni dhe thojini demokrateve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet, cili do jete emri, bashkëbisedimi si Foltorja pasi seriali i dyte pas foltores ishte i dobët doktor.
Po të jap një sugjerim doktor meqë jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndërto një senat me njerëz të zotë. Me intelektual akademik historian juristë, psikolog, se këta nuk futen për interesa vetjake për t’u bërë deputet”, është shprehur Mula.
Diskutime rreth kësaj post