Dëmtimi i rrjeti të shpërndarjes së energjisë nga kompanitë që kryejnë punë publike ka vazhduar edhe pas denoncimeve të bëra nga OSHEE, ndërkohë që sipas saj prokuroria nuk ka nisur hetime në shumicën e rasteve.
Qyteti më i prekur është Tirana dhe Operatori i Shpërndarjes angazhohet që të plotësojë të gjithë dokumentacionin me qëllim që të bëhen hetime nga organet kompetente.
OSHEE i bën thirrje kompanive që përpara se të kryejnë punimet të azhornohen me rrjetin e shpërndarjes së energjisë.
“Të gjitha firmat para se të nisin punën duhet që të pajisen me azhornim të rrjetit tonë të shpërndarjes duke u paraqitur në zyrat e drejtorisë rajonale dhe të kërkojnë asistencën e teknikëve tanë që kanë njohuri për shtrirjen e mbulimin që kanë këto kabuj në trasenë e rrugëve ku do të punohet”, tha drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së, Klevis Jahaj.
Dëmtimi i rrjetit nga kompanitë që kryejnë punë publike ka sjellë ndërprerjen e energjisë me orë të gjata për qytetarët ndërkohë që vetë OSHEE është dëmtuar financiarisht për investimet e bëra.
Diskutime rreth kësaj post