Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka folur për rrugën e Arbrit që u inaugurua ditën e djeshme nga Kryeministri Edi Rama dhe brenda ditës së djeshme ajo rrugë u mbyll për shkak të problematikave që shfaqi. Sipas Oriola Pampurit është e turpshme që kjo rrugë nuk ka përfunduar ende dhe përdoret për shoq nga kryeministri.
“Do të ndalem për rrugën që inaugurohet paradite dhe pasdite mbyllet. Është një rrugë që e kam shkelur para 2-3 javësh pasi një nga degët që përfaqësoj prek rrugën e Arbrit. Duhet të kalojmë nëpërmjet asaj rruge për të shkuar në Zall Bastar. Në fillim të rrugës për Zall Bastar ishte një tmerr. Dihej që e djeshmja ishte thjesht për shoë siç ka qenë për vite me radhë. Është e turpshme që nuk ka përfunduar”, tha ajo.
Sipas Oriola Pampurit, PD është në opozitë sot vetëm për shkak të masakrës zgjedhore në 25 prill. Ajo foli dhe për rolin e opozitës, duke thënë se opozita ka për detyrë të ngrejë zërin dhe të denoncojë në SPAK, por puna është se shumë çështje të denoncuara nga opozita kanë ngecur në SPAK.
“Fatkeqësisht jemi në opozitë falë masakrës zgjedhore. Opozita ka zërin dhe falë këtij zëri të lartë që kemi ne, denoncimet, çuarja e çështjeve në SPAK, kjo është ajo që mund të bëjmë ne. Sesa i zgjidh SPAK pastaj nuk është çështje e opozitës. Opozita ka ngritur zërin për çdo abuzim që është bërë. Çdo oligark, çdo deputet, ministër , kompani, ne e kemi denoncuar. Gjithçka ka ngecur në SPAK. Aty kanë ngelur pastaj, por kjo nuk është çështja jonë por e drejtësisë”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post