Pak ditë më parë, fansat e Oriola Marashit dhe Eros Grezdës vunë re se dyshja nuk ndiqej më në “Instagram” me njëri-tjetrin. Ky fakt i shqetësoi të gjithë, duke qenë se ata jetojnë prej pak vitesh një histori dashurie, e cila u tha se u kurorëzua edhe me fejesë. Kështu lindën dyshimet se mes tyre ka pasur një krisje në marrëdhënie.
Miqtë e dyshes kanë konfirmuar se Oriola dhe Erosi janë ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lerë karrierën si modele.
Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjioze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiduar dhe ka realizuar herë pak here sete për fushata të ndryshme. Gjerat mes çiftit kanë marrë fund në sytë e publikut, por duket se jo privatisht. Postimi i fundit i Oriolës në “Instastory” ka lënë të kuptohet se Eros është rikthyer tek ajo, por Oriola s’ia ka dhënë një mundësi tjetër.
“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ISH në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budallaqe.”- shkruhet në foto.
Diskutime rreth kësaj post