Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpreson që Kina do t’i ftojë zyrtarët e saj të marrin pjesë në hetimet mbi origjinën koronavirusit të ri.
“OBSH-ja do të dëshironte të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të marrë pjesë në hetime rreth origjinës së virusit”, i tha AFP-së zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic.
Ai tha se OBSH-ja është në dijeni të një numri hetimesh në Kinë “për të kuptuar më mirë burimin e shpërthimit të pandemisë”, por shtoi se organizata nuk është e përfshirë aktualisht në këto studime.
Shkencëtarët besojnë se virusi vrasës, u bart nga kafshët tek njerëzit, në një treg në Wuhan të Kinës.
Por, presidenti amerikan, Donald Trump, po pretendon se virusi mund të ketë dalë nga një laborator sekret kinez. Kina i ka mohuar akuzat.
OBSH-ja gjithashtu është përballur me kritika të ashpra nga ana e Trumpit, i cili në fillim të këtij muaji pezulloi fondet e Uashingtonit ndaj organizatës pasi e akuzoi për keqmenaxhim të situatës.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanon Ghebreyesus, ka thënë se OBSH-ja ka vepruar “me shpejtësi dhe vendosmëri” për t’iu përgjigjur krizës së pandemisë së koronavirusit.
Diskutime rreth kësaj post