E ftuar në “Pardon my French” ka qenë opinionostja e edicionit të tretë të “BBV” Ori Nebijaj e cila ka folur me më shumë detaje lidhur me këtë format.
E pyetur nga Arbri se nëse është mërzitur me veten për ndonjë personazh, që në fillim ka menduar ndryshe dhe pastaj e ka kuptuar rrugës që ndoshta është gabuar, Ori u përgjigj kështu.
“Nuk jam mërzitur për asnjë personazh. Le të themi që në Big Brother të gjithë personazhet kanë nisur dhe janë zhvilluar gradualisht. E vetmja vajzë dhe do të thoja i vetmi personazh që nga darka që ne hymë në shtëpinë e Big Brother për darkën ku isha unë, Arbri dhe Ledioni, më preku, mu duk shumë e ngarkuar dhe mu duk shumë e ngarkuar emocionalisht dhe më bëri shumë empati, ishte Roza. Edhe evitoja ta shihja në sy se nuk e shihja dot në sy se më dukej sikur do më këputej në dorë“.
Diskutime rreth kësaj post